KONKURS – MENAXHER/E TË PROJEKTIT për Fuqizimin e Grave dhe të Rinjëve
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie
IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale për angazhim në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, i financuar nga Frieda – Organizata Feministe e Paqes, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet e mëposhtme:
- Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
- Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
- Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe privat
Titulli i vendit të punës: Menaxher/e i/e Projektit
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri
Kohëzgjatja: 31.12.2024 me mundësi vazhdimi
Orari i punës: I plote
Data tentative e fillimit të punës: ne fillim te shkurtit 2024
Përshkrimi i punës:
Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Menaxhon dhe koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit.
- Mbikëqyrë dhe koordinon punën me stafin e projektit; zyrtar i projektit, ekspertë të angazhuar
- Menaxhon dhe koordinon komunikimin me donatorët, partnerët dhe komunitetet ku zbatohet projekti.
- Të sigurohet që dukshmëria e projektit të jetë në përputhje me rregullat e IADK-së si dhe të jetë përgjegjës për të komunikuar me mediat dhe palët e interesuara.
- Merr pjesë aktive në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit.
- Përgatitja dhe finalizimi i të gjitha raporteve të projektit për IADK dhe donatorët në baza të rregullta.
- Përgatitja e materialeve të projektit për publikim, fletëpalosje/broshura.
- Koordinon dhe merr pjesë në takime të rregullta, brenda me punonjëseve te IADK-së dhe jashtë me palët e interesuara dhe përfituesit përkatës.
- Identifikon nevojat dhe mangësitë dhe të jen në gjendje të përshtatni ose të propozoni aktivitete të reja për të arritur qëllimin kryesor të projektit.
- Identifikimi i ekspertëve të mundshëm që do të angazhohen në projekt.
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:
- Diplomë universitare e përfunduar niveli bachelor (e preferuar shkenca sociale), ose fusha te e ngjashme
- Minimumi 3 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve dhe fuqizimin e grave (preferohet me projekte të financuara nga donatorët).
- Përvojë në komunikim me median dhe publikun.
- Përvojë në raportim cilësor, monitorim dhe vlerësim.
- Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitete brenda projektit.
- Gatishmëria për të vlerësuar dhe marrë nisma në lidhje me situata komplekse të projektit.
- Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit.
- Aftësi të mira analitike
- Aftësi kërkimore, analizuese dhe hartuese për dokumente të ndryshme.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, aftësi të forta organizative dhe vetë-motivuese.
- Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik.
- Aftësia për të përballuar presionin e kohës.
- Të aftë në Microsoft Office.
- Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara në shqip dhe anglisht; njohja e gjuhen serbe është aset.
- Të ketë patentë shoferi (B) dhe përvojë përkatëse të drejtimit të automjetit në zonat rurale
- Analizoni zhvillimet në kontekst dhe grupet e synuara dhe të jeni në gjendje t'u shpjegoni ato palëve të ndryshme të interesit (gjithashtu të huajve)
- Te keni parasysh dhe te kuptoni konceptin e (pa) barazisë gjinore dhe pasojat për popullatën e synuar të projektit
- Të keni parasysh për diskursin aktual gjinor në Kosovë si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të jetë në gjendje ta përkthejë atë në masa në punën me grupet e synuara
- Përvojë e dëshmuar në punën me grupe të pafavorizuara të popullsisë dhe ndjeshmëri ndaj perspektivës së tyre.
Çfarë ofron IADK për punonjësit e saj? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit dhe mundësinë për avancim profesional.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
- CV-në;
- Një letër motivuese;
- Kopjet e diplomave universitare;
- Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme, dhe
- Tri Letra të Referencës
Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:
- Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
- Çertifikatën e gjendjes shëndetësore
Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit [email protected] , më së largu deri më 07.02.2023,
Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +385 49 777 059.
IADK inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!
Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.