Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Marketing, Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
32771
Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Marketingut Digjital për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Modës me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë kolektive transformimin e marketingut në Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
- Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata, përfshirë fushatat digjitale për të arritur objektivat e biznesit;
- Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e reklamave në Ecommerce (shitje Online) në lidhje me trafikun, shitjet, parashikimet, buxhetin, ndërgjegjësimin e audiences per brendin Lindex ne Kosovë në përputhje me objektivat e biznesit;
- Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale të Lindex Kosova sipas udhëzimeve nga departamenti i marketingut të zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
- Përgjegjës për zhvillimin konceptual të marketingut të programit të besnikërisë së Lindex Kosova – MORE;
- Së bashku me ekipin strategjik është përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e ndryshme të nevojshme për të arritur parashikimet e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve;
- Përgjegjës për planin e marketingut vjetor dhe tremujor të Lindex Kosova;
- Ndihmon ekipin strategjik për të krijuar planin e përgjithshëm të marketingut “Funnel Plan” në bashkëpunim me ekipin e shitjes;
- Përgjegjës për identifikimin dhe prioritizimin e aktiviteteve më të mëdha të marketingut, të nevojshme për të përmbushur objektivat e përcaktuara në lidhje me shitjet, trafikun, kërkesat e konsumatorëve dhe ndërgjegjësimin e audiencës për brendin Lindex;
- Përcakton dhe planifikon investimet në media dhe kanale të ndryshme të marketingut.
- Përgjegjës për të analizuar efektin e investimeve totale në marketing, media dhe në kanale tjera;
- Mbikëqyr dhe përmirëson materialet kreative te marketingu për kanale të ndryshme;
- Zhvillon planet e PR dhe bashkepunimet me Influencer-e ne Kosovë;
- Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences se Lindex Kosova për ti njohur më mirë konsumatorët dhe kërkesat e tyre;
- Përgjegjës për hartimin dhe ekzekutimin e materialeve vizuale në media dhe kanale te tjera;
- Ndjek me kujdes:
- Cilësinë e rezultateve të fushatave të realizuara;
- Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet;
- Kthimin e investimit per aktivitetet dhe fushatat e realizuara;
- Kërkon dhe ndan me të tjerët informacionin e nevojshëm për të arritur rezultatet më të mira;
- Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
- Merr përgjegjësi për zhvillimin e vazhdueshëhm të aftësive dhe përformancës;
- Përmirësoni vazhdimisht metodat e punës brenda rolit dhe përgjegjesive.
Kualifikimet:
- Diploma universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ne Biznes, ose të Ngjashme;
- Përvojë 3 vjecare (min.) në fushën e kërkuar;
- Përvojë në hartimin e strategjive të marketingut dhe analizave te tregut për shitjet me pakicë dhe / ose Ecommerce;
- Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e Wordpress dhe/ose platformave të ngjashme për Ecommerce (shitje Online);
- Njohja e gjuhes angleze eshte obligative;
- Përvojë pune në pozicionet në vijim, Menaxher i marketingut, menaxher i llogarive/klienteve, media planifikues, media strateg, menaxher i projektit ose të ngjashme;
- Përvojë në përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjive ne media digjitale dhe te tjera;
- Përvojë nga fushën e shitjes me pakicë, mundësisht në fushën e modës – ‘Fast Fashion’;
- Përvojë në lidership dhe menaxhim të personelit;
- Njohuri rreth brendeve;
- Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi;
- Aftësi analitike për interpretim të rezultateve;
- Kupton marketingun digjital dhe mediat;
- I/e strukturuar dhe i/e aftë për të hartuar plane të hollësishme dhe për t’iu prezentuar
- planet ekipit;
- Aftësi analitike të orientuara drejt zgjidhjes se problematikave;
- Vendimmarrës i shpejtë dhe një menaxher i shkëlqyeshëm;
- Aftësi të shkëlqyera te prezentimit;
- Njohuri në fushën e modes dhe shitjeve me pakicë;
- Aftësi në shfrytëzimin e aplikacioneve të Microsoft Office, sidomos në sistemin e planifikimit të detyrave.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 03/07/2023 në ora 16:00
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë