business

Trajner për ofrimin e trajnimeve për Klubet Mediale të shkollave partnere si dhe për arsimtarët/mentorët e këtyre klubeve e shkollave

  • star Publikuar: 18-11-2022
  • star Skadon: 23-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 38605

MUNDËSI ANGAZHIMI

Pozita:

Trajner për ofrimin e trajnimeve për Klubet Mediale të shkollave partnere si dhe për arsimtarët/mentorët e këtyre klubeve e shkollave. Tema kryesore e këtij trajnimi është ofrimi dhe ngritja e kapaciteteve të shkollave partnere, në lidhje me përdorimin e përmbajtjes digjitale për qëllime kreative e edukative.

Punëdhënësi: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Projekti: “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” - KIST

Data e fillimit të angazhimit: 25 nëntor 2022

Data e përfundimit të angazhimit: 31 mars 2023

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni këtu: KLIKONI KETU

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj, ku theksohet përvoja relevante e punës, dhe një portfolio të angazhimeve të mëparshme që lidhen qëllimet e kësaj konsulence, në e-mail adresën [email protected] deri më 23 nëntor 2022.

Shënim: Ju lutemi sigurohuni që gjatë aplikimit tuaj, titulli të etiketohet si: “Trajner për ofrimin e trajnimeve për Klubet Mediale të projektit KIST”.

Për detaje të tjera mund të klikoni në linkun në vijim: http://kec-ks.org/punoni-me-ne/