business

Prerëse e produkteve dhe Patroniste

  • star Publikuar: 09-08-2025
  • star Skadon: 09-09-2025
Kompani Albina Dyla
Kategoritë Të tjera, Patronist
Vendi i punës Prishtinë

Konkurs për: Prerëse e produkteve dhe Patroniste :

Përshkrimi i punës: Kërkojmë patroniste për pozicion të hapur në kompaninë Albina Dyla B.I. Kandidati ideal duhet të ketë të paktën 6 muaj përvojë pune në këtë fushë, të jetë i gatshëm të punojë me përpikmëri dhe të ketë angazhim për cilësinë e punës.

Kualifikimet

  • Të përdoret tabela e masave që është vendosur në tavolinë gjatë prerjes së vellove/fustanave;
  • Të realizoj prerjet e ndryshme të vellove/ fustanave sipas normativës së caktuar nga stafi udhëheqës;
  • Të bëjë përshtatjen e ndryshimeve sipas formave trupore;
  • Të kryejë prerje të ndryshme me vegla të ndryshme profesionale si, prerje me gërshërë, prerje me disk rrotullues apo edhe me mjete tjera profesionale që iu nevojiten gjatë procesit të kryerjes së punës;
  • Detyra shtesë që mund të dalin sipas nevojës së sektorit të patronit.
  • Përshtatshmëri për orar pasdite, ndrrim të natës dhe për të punuar në fundjavë.

Çka ofrojmë ne:

  • 5 ditë punë në javë
  • Orari i punës me ndërrime
  • Transporti i mbuluar prej kompanisë
  • Ditët e punës gjatë fundjavës do të paguhen ekstra sipas Ligjit të Punës
  • Minimalja e pagës starton prej 350 euro bruto për praktikante dhe varion sipas eksperiencës deri në 800 euro bruto + ditët e vikendit ekstra.

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi pune, ju lutemi na shkruani në [email protected] apo +38349600921

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu