Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:
Menaxher i shitjeve
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:
Menaxheri i shitjeve është punonjësi përgjegjës për të ndërtuar dhe menaxhuar procesin e shitjes midis kompanisë edhe Klientëve të saj ne sektorin B2B(Business to Business). Për realizimin e këtij objektivi përdor me kujdes njohuritë për produktet qe trajton kompania dhe është përgjegjës për menaxhimin e procesit të shitjes gjatë gjithë ciklit, prej mundësisë deri në përfundimin e kontratës. Menaxheri i shitjeve kryen detyrat e postit bazuar në procedurat, instruksionet dhe rregulloret e kompanisë.
KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:
- Diplomë universitare – inxhineri ne shkenca kompjuterike, apo relevante
- Te pakten 3 vjet experience ne sektorin e teknologjise ne institucione financiare/bankare
- Njohuri e mirë e produkteve IT – e detyrueshme
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore
- Zhvillimi i një marrëdhënie solide dhe besuese midis klientëve kryesorë dhe kompanisë
- Zgjidhja e çështjeve dhe ankesave kryesore të klientit
- Parashikimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve kryesore të klienteve
- Menaxhimi i komunikimit midis klientëve kryesorë dhe ekipeve të brendshme
- Planifikimi strategjik për të përmirësuar rezultatet e klientit
- Negocimi i kontratave me klientin
- Krijimi dhe mbikëqyrja e buxheteve të brendshme me kompaninë dhe buxhetet e jashtme me klientin
- Plotësimi i të gjitha nevojave dhe rezultateve të klientit sipas afateve kohore të propozuara
- Analizimi i të dhënave të klientit për të siguruar menaxhimin e marrëdhënieve me klientët
- Zgjerimi i marrëdhënieve dhe sjellja e klientëve të rinj
Te tjera
- I organizuar dhe i orientuar drejt targeteve
- Motivues per ekipen dhe stafin; i/e aftë për të mentoruar dhe udhëhequr
- Vetë-motivues
- Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale
- Kuptim i thellë i klientëve kryesorë të kompanisë dhe pozicionit të tyre
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim; duhet të jetë një dëgjues, një prezantues i mire etj
- Aftësi të forta negociuese
Benefite
- Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
- Orari i punës: orar i rregullt i punës.
- Pagë konkurruese në treg.
- 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
- Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë letrën e interesit, CV-në e përditësuar dhe kopjet e dokumenteve mbështetëse duke përfshirë letrat e referencës, në adresën e mëposhtme të e_mail: [email protected], deri me date 15.02.2023
Të dhënat personale që do të dorëzoni përmes aplikacionit tuaj, do të mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës