business

FTESË PËR OFERTË: Shërbime Përkthimi

  • star Publikuar: 22-08-2025
  • star Skadon: 01-09-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

FTESE PER OFERTE- Shërbime Përkthimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për përkthim të materialeve zyrtare, përkthim simultan dhe përkthim konsekutiv

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

LOT 1

  • Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
  • Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
  • Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha serbe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

LOT 2

  • Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas,
  • Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
  • Përkthim simultan nga gjuha serbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha sserbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
  • Pajisjet për përkthim simultan

Ofertuesit e interesuar për LOT 1 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë

  • Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit /NUI
  • Oferta financiare duhet të përrmbajë:

o Çmimin për faqe
o Çmimin për fjalë
o Çmimet të kuotohen (të ceken) në euro pa tvsh
o Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare
o Së paku tre letër referenca të kompanisë/ dokument dëshmie për përvojën e punës
o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë
o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve
o Së paku nga një dokument/ publikime të përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme (jo më shumë se 10 faqe)

Ofertuesit e interesuar për LOT 2 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit /NUI
  • Oferta financiare duhet të përmbajë:
  • Çmimet e kuotuara në euro pa tvsh
  • Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare
  • Oferta për përkthim simultan duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për ditë të plotë pune për përkthime simultane gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese bashkë me pajisjet për përkthim simultan
  • Oferta për përkthim konsekutiv duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për ditë të plotë pune për përkthime konsekutive gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese

o Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës
o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë
o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve

  • Ofertën për paisjet për përkthim simultan (për së paku 30 persona) me:
    o Kufje (pa tela)
    o Mikrofon (pa tela)
    o Zërim

Kriteret e përzgjedhjes për LOT 1: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të vlerësimit

Kriteret e Vlerësimit- Gjithsej 100 pikë

  • Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës. (15 pikë)
  • Së paku tre CV/Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë. (15 pikë)
  • Përkthyesit duhet të kenë se paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve. (15 pikë)
  • Së paku nga një dokument/ publikime të përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme. (15 pikë)
  • Oferta Financiare: (40 Pikë)

Kriteret e përzgjedhjes për LOT 2: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të vlerësimit

Kriteret e Vlerësimit- Gjithsej 100 pikë

  • Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës (15 pikë)
  • Së paku tre CV/Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë (15 pikë)
  • Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve (15 pikë)
  • Paisjet për përkthim simultan (për së paku 30 persona) me:

o Kufje (pa tela)
o Mikrofon (pa tela)
o Zërim (15 pikë)

  • Oferta Financiare:(40 pikë)

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë dëshmi se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale si dhe Vertetimin Tatimor

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT- et, duke i dërguar ofertat ndarazi të emëruar Lot 1 ose Lot 2 sipas Lot-it përkatës

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datë: 01.09.2025 në email adresën: [email protected]