business

Edukatore për moshën 3-6 vjeç

  • star Publikuar: 17-10-2022
  • star Skadon: 25-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4444

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Kopshti “Ngjyrat” shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç (1 vend i lirë)
Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “ NGJYRAT” afër Bashkësisë Lokale në Hajvali.)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:

Kriteret e kualifikimit për edukatore (3-6 vjeç):

  • Fakulteti i edukimit – programi para fillor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve;

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate:

  • Numri i kredive ECTS
  • Nota mesatare gjatë studimeve 10 pikë,
  • Përvoja e punës në arsim (vite) 5 pikë,
  • Numri i trajnimeve relevante të akredituara nga MASHT 5 pikë,

Kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim;

  • Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,
  • Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë
  • Njohuritë që lidhen me vendin e punës 20 pikë

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 11.10.2022 – 25.11.2022. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Ngjyrat "në Hajvali.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.