
Kompani
StarTech
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
10
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2671
Emri i Kompanisë: Star Tech SHPK
Pozita: Asistent/e të Shitjes (10 vende pune)
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Menaxheri i Shitjes
Lokacioni: Prishtinë Magjistralia Prishtinë - Fushë Kosovë,
Rruga kryesore objekti "Planet Center"
+383 48 631 111
Star Tech SHPK është duke kërkuar për një Asistent/e të Shitjes. Kandidati i suksesshëm pritet të punojë me kohë të plotë sipas orarit të caktuar nga kompania.
- Shitja e produkteve ne perputhje me stokun, sipas udhëzimeve dhe në varësi të rregullave të përcaktuara
- Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania.
- Koordinimi i logjistikës për Departamentin e Shitjes.
- Kryerja e obligimeve tjera sipas kërkesës nga Menaxheri i Shitjes dhe stafi menaxhues.
- Marrja e porosisë së mallit nga blerësi.
- Koordinimin me logjistikën dhe dërguesit e mallit për realizimin e shitjes
- Raportimi mujor për efikasitetin e vizitave
- Mbajtja e evidencës së shitjeve ditore dhe inkasimeve
- Mban llogari për saktësinë, kompletimin dhe ruajtjen e gjithë dokumentacionit të punës si dhe arhiven e blerësve
- Bën informimin e blerësve (çmimet, aksionet promocionale, informacione për produktet e reja në treg, etj.)
- Përpunimin e raporteve të kërkuara të shitjes
- Raportimi tek Menaxheri i Shitjes.
Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:
- Diplomë e nivelit Bachelor, në fushat si teknologji informative, ekonomik menaxhim të informacionit, ose te ngjashme.
- Njohuri të përgjithshme në fushën e teknologjisë së informacionit, sidomos ne fushat si: Softuer dhe Harduer.
- Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi.
- Aftësi që ti përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës dhe kërkesave të ndryshme të detyrave të punës.
- Përmbushja e detyrave në afat dhe me përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
- Organizim i mirë i punës
- Qasje të mirëfilltë ndaj klientëve
- Respektim, integrim dhe punë etike
- Të ketë aftësi inovative
- Njohuri të shkëlqyeshme në teknikat e shitjes
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
- Nivel i lartë i maturisë dhe përgjegjësisë.
- Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
- Njohuri të punës në kompjuter (Excel, Word, PowerPoint).
Të gjithë kandidatët e interesuar për tu bërë pjesë e StarTech në pozitën Asistent/e të Shitjes të dërgojnë CV-në e tyre në email-in hr@startech24.com me subjekt Asistent/e të Shitjes deri më 18 Tetor 2023.
Shpalljet e fundit
Pastiçiere (Krepa, Pancake), Barist/e...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 23-10-2023
Punëtor në sektorin e prodhimit dhe n...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 02-10-2023
Arkatar/e në Market (2), Sektorist/e ...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 30-09-2023
Program Officer - Information Integri...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 02-10-2023
Kryesues-e i-e njesise ligjoredhe per...
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 28-09-2023
Korres/e dhe paketues/e, Prodhim
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 06-10-2023
Punëtore në Administratë
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 22-10-2023
Menaxher i prodhimit
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 15-10-2023