business

MENAXHER/E DEGE – DEGA SUHAREKË

  • star Publikuar: 19-10-2022
  • star Skadon: 30-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani FINCA Kosovo
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Suharekë
Shikime 2161

KONKURS

MENAXHER/E DEGE – DEGA SUHAREKË

PËRGJEGJËSITË:

  • Të drejtoj të gjitha aspektet operacionale të degës duke përfshirë shitjen dhe shërbimin ndaj klientit;
  • Të udhëheqë, suportoj dhe mbikqyrë punonjësit e degës në planifikimin dhe arritjen objektivave sasiore dhe cilësore dhe përmbushjen e Planit te Biznesit në tërësi;
  • Të udhëheqë përgatitjet për operim, të udhëheqë planet e zhvillimit institucional dhe financiar dhe financat e zyrës së degës brenda metodologjisë së themeluar nga FINCA dhe të paraqes planet në zyrën kryesore për shqyrtimin e tyre;
  • Të zhvillojë se bashku me Menaxherin per Zhvillim Biznesi kapacitetin në degë dhe aftësinë e personelit për të marrë përsipër rolet kyçe për performancën sa më të mirë të degës;
  • Të ndërmerr veprime monitoruese në zyrën e degës për matjen e progresit në zbatimin e programit duke mbajtur kontrollin menaxherial në zonën ku operon, zhvillimin e planeve financiare dhe institucionale;
  • Të vlerësoj kushtet e tregut vendor dhe identifikon mundësitë aktuale dhe të ardhshme të zhvillimit të biznesit;
  • Të vlerësojë performancën e stafit në raportet e tij/saj dhe të verifikojë që personeli mbikëqyrës gjithashtu bënë vlerësimin e stafit të tyre në kohë sipas procedurave të përcaktuara;

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi ose në një fushë të ngjashme;
  • Përvojë pune të dëshmuar në menaxhim së paku 3 vite;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese, si dhe fokusim tek klientët dhe rezultatet;
  • Njohuri të shkëlqyera të tregut vendor;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e e-mail: [email protected] ose aplikoni online përmes faqes së internetit www.fincakosovo.org. . Titulli duhet të tregojë pozicionin e punës dhe vendin. Aplikimet e paraqitura në forma të tjera nuk merren parasysh.

Diversiteti është vlerë thelbësore e FINCA Kosovë. Ne jemi të perkushtuar për ndërtimin dhe mbajtjen e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të barabartë pune. Përfshirja e gruas në rolet menaxheriale ka rëndësi të veçantë në institucionin tonë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Afati i aplikimit është deri më 30.10.2022

Shënim: Me aplikimin tuaj, ju autorizoni FINCA Kosovë dhe Finca Impact Finance të mbledhin, verifikojnë dhe përpunojnë të dhëna personale për qëllime të mundshme punësimi në FINCA Kosovë. *