business

Përfaqësues i Shitjes

  • star Publikuar: 30-08-2023
  • star Skadon: 18-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Gate Group LLC
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3317

Kompania Gate Group LLC shpall konkurs për pozitën:

Përfaqësues i Shitjes

Kërkohet një Përfaqësues i Shitjes, që do të angazhohet me orar të plotë në shitjen e objekteve banesore dhe afariste te Kompanise Gate Group LLC, me seli ne Veternik, rruga Richard Hoolbruk.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjegjës për prezantimin, promovimin dhe shitjen e objekteve banesore në lagjen Veternik;
  • Kontribuon në përpjekjen e ekipit të shitjeve për të arritur rezultatet e kërkuara
  • Planifikon dhe organizon orarin e përditshëm të punës për të kontaktuar me klientët ekzistues ose potencialë.
  • Mirëmban njohuritë teknike dhe profesionale, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me kushtet e kredisë, produktet, çmimet dhe disponueshmërinë
  • Rregullon përmbajtjen e prezentimeve të shitjes;
  • Kontrollon konkurrencën duke mbledhur informacione të tregut për çmimet, produktet e reja, kohën e dorëzimit, teknikat e marketingut, etj
  • Mban përgjegjësi për realizimin e planit mujor dhe vjetor të shitjes, të percaktuar nga udhëheqësi;
  • Duhet te ketë informata të hollësishme si dhe te njoh karakteristikat teknike te objekteve te banimit dhe atyre afariste, të njoh mire konkurrentet në treg, avantazhet apo disavantazhet e tyre;
  • Përcjell vazhdimisht trendet e tregut dhe jep propozime për avansimin sa më të mirë të politikave te shitjës se kompanisë;
  • Raporton në baza ditore të mbikqyrësi për mbarëvajtjen e punëve;
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave të shitjes sipas nevojave dhe kërkesave;
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e Shitjes dhe marrëdhënieve ndër njerëzore;
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, rrogat, mënyrën e organizimit, të dhëna të tjera që lidhen me vendin e punës etj.);
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik, drejtimi Shitje, Menaxhment ose Marketing);
  • Të ketë përvojë së paku dy vite përvojë pune në fushën e Shitjes së patundshmërive;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit, prezantimit, shitjes dhe negocimit;
  • Të kete aftësi të mira organizative, të këtë vetiniciativë dhe të jetë i motivuar për të arritur objektivat;
  • Aftësi për të caktuar prioritete gjatë punës dhe ti kryej ato brenda afateve të caktuara
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohes dhe stresit si dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, Excel, Word, Power Point, Outlook, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Patentë të vozitjes, kategoria B

Konkursi do të jetë i hapur nga data 28.08.2023 deri me 18.09.2023

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: [email protected]

Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.