
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Auditor, Menaxher/e
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Departamentit të Auditimit të Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton dhe zbaton planin vjetor të auditimit bazuar në qasjen e riskut;
- Siguron që auditimet zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm (IIA Standards) dhe rregulloret e BQK-së;
- Informon dhe këshillon Komitetin e Auditimit mbi trendet dhe zhvillimet në praktikën e auditimit të brendshëm;
- Udhëheq dhe mbikëqyr auditorët e brendshëm gjatë realizimit të angazhimeve të auditimit;
- Kryen vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe qeverisjes korporative;
- Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me të gjitha rregullat ligjore dhe statutin e saj;
- Mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Bordit te Drejtoreve dhe të Komitetit të Auditimit të Bankës;
- Mbikëqyr zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
- Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personat përgjegjës të degës, departamenteve dhe njësive dhe jep këshilla rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
- Analizon të dhënat, raporton gjetjet dhe jep rekomandime praktike për përmirësim të proceseve financiare, operacionale dhe të menaxhimit të riskut;
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve nga auditimet e brendshme, të jashtme dhe nga BQK;
- Siguron mbështetje për kontrollet rregullative dhe auditimet e jashtme;
- Raporton rregullisht Komitetit të Auditimit dhe Bordit mbi statusin e planit vjetor, gjetjet dhe rekomandimet kryesore;
- Zbaton Statutin dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm, duke siguruar pavarësi, paanshmëri dhe efikasitet;
- Implementon dhe monitoron standardeve procedurale dhe teknikave të auditimit në fushat operuese të bankës;
- Rishikimin e sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemin elektronik të informacioneve dhe shërbimet elektronike bankare;
- Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
- Rishikimin e mjeteve për ruajtjen e aseteve;
- Rishikimin e sistemit të bankës për vlerësimin e kapitalit të saj në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
- Vlerësimin e ekonomicitetit dhe efikasitetit të operacioneve;
- Testimin e transaksioneve dhe të funksionimit të procedurave specifike të kontrollit të brendshëm;
- Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
- Testimin e besueshmërisë dhe përpikëshmërisë së raportimeve rregullatorë;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sistemimin/fajllimin e dokumenteve përkatëse në baza ditore;
- Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
- Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet, Banka ose fusha të ngjashme (Master përparësi);
- Minimum 7 vite përvojë pune në auditim, kontabilitet, financa, kontroll të brendshëm, nga të cilat të paktën 3 vite në rol udhëheqëse/menaxheriale, ose jo më pak se 10 vite përvojë profesionale, në sektorin bankare dhe/ose financiare;
- Të plotësoj kriteret e përcaktuara në Rregullorën për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullorës për Kontrollet e Brendshme dhe Auditimin e Brendshëm.
Të ketë njohuri mbi:
- Rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës;
- Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IIA Standards);
- Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
- Menaxhimin e riskut dhe kontrollet e brendshme;
- Çertifikimet profesionale (ACCA, CPA, ose ekuivalente) përbëjnë avantazh të madh;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, raportuese dhe organizative;
- Aftësi për të udhëhequr, motivuar dhe zhvilluar ekipe profesionale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim, në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook);
- Njohuri praktike mbi softuerë auditimi dhe analiza të të dhënave.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Tetor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.