business

Depoist

  • star Publikuar: 23-09-2024
  • star Skadon: 08-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani ORBICO Sh.p.k
Kategoritë Depo
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1147

Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.Ne kemi më shumë se 8000 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë kandidatë të besueshëm, entuziastë dhe të orientuar në rezultate për pozitën e:

Depoist (1 Pozitë)

(Këto pozicione janë punë me orar të plotë)

Kualifikimet:

  • Të ketë se paku të kryer shkollën e mesme
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Aftesi për zgjedhje të problemeve
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Njohuri të shkëlqyeshme në kujdes të mallit

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Ndan dhe përgatit mallin sipas faturës për blerësin
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mallrave në mënyrën e duhur
  • Kujdeset për sigurinë e mallrave në depo
  • Ndihmon vozitësit në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave
  • Etiketon mallrat sipas markave dhe produkteve
  • Magazinimin dhe lëvizjen e mallrave
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjes
  • Pjesëmarrja aktive në inventarizim
  • Puna kryhet në përputhje me kërkesat e punës, udhëzimet e mbikëqyrësit, udhëzimet për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Ruajtja e rendit dhe pastërtisë së vendit të punës dhe mjedisit të punës

Përfitimet e aplikanteve:

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale
  • Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur. Konkursi do të jetë i hapur nga data 23/09/2024, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 08/10/2024.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese jo më vonë se 08 Tetor 2024 në:

[email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidence te plote.