Kompani
KEP Trust
Kategoritë
Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Gjilan, Prizren
Shikime
14292
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
MENAXHER I DEGËS
Lokacionet: Prizren (Nr. ref: KEP 10/2023)
Gjilan (Nr. ref: KEP 11/2023)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Menaxhon operacionet e kreditimit të degës duke përfshirë të gjitha aspektet e planifikimit, menaxhimit dhe gjenerimit të portofolios së kredive, mbikëqyrjen e punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve për të siguruar arritjen e përgjithshme të synimeve/caqeve të degës në bazë të planit vjetor duke përfshirë koordinimin e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të buxheteve;
- Siguron koordinim të duhur të Degës në mes të punonjësve në huadhënje dhe punonjësve tjerë duke u siguruar që punonjësit mbështetës të kuptojnë në tërësi dhe të mbështesin plotësisht huadhënjen si aktivitet kyersor;
- Planifikon, implementon dhe menaxhon rritjen dhe mirëmbajtjen e cilësisë së portofolios në degën e përcaktuar;
- Ofron udhëheqësi cilësore për punonjësit e huadhënjes duke përfshirë zbatimin në mënyrë strikte të standardeve për vlerësimin e cilësisë (menaxhimi i rrezikut të kredisë), aplikimin e limiteve të rrezikut dhe komitetin e kredive në përputhje me manualin e huadhënjes;
- Trajnon/këshillon punonjësit e huadhënjes dhe mirëmbanë komunikim të mirë në mes të të gjithë punonjësve duke u përkujdesur për nevojat individuale të punonjësve në mënyrë sociale dhe profesionale
- Koordinon procesin e përcaktimit, monitorimit dhe rishikimit në mënyrë periodike të objektivave dhe planeve të punës, ofron mbështetje, mbikëqyrje, trajnime/këshillime, vlerëson performancën, motivimin dhe diciplinën e punonjësve nën mbikqëyrjen e tij/saj
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Kontabilitet ose Financa, Administrim Biznesi apo diciplina të ngjajshme eshte e obliguar;
- Minimun dy vite përvojë pune në kredidhënie/pozitë menaxheriale;
- Njohuri të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në gjuhën angleze;
- Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike;
- Aftësi të mira për të gjykuar, për të marrë vendime dhe iniciativa; aftesi te shkelqyeshme komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese/mbikëqyrëse, si dhe aftësi udhëheqëse
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike.
Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 21 prill 2023
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!