business

Zyrtar për Menaxhimin e Llogarive të Arkëtueshme dhe të Pagueshme

  • star Publikuar: 11-10-2022
  • star Skadon: 25-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3554

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës, me datë 11 tetor 2022 shpall:

KONKURS

Për pozitën:

  1. Zyrtar/e për Menaxhimin e Llogarive të Arkëtueshme dhe të Pagueshme – një (1 ) pozitë

Vendi i Punës:

  • Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i portfolios së llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Komunikimi me blerës dhe furnitor për pagesat sipas afateve të përcaktuara në kontratë;
  • Monitorimi dhe evidentimi i pagesave në sistemin elektronik;
  • Bën kontrollimin dhe barazimin e kartelave financiare të blerësve dhe furnitorëve;
  • Përcjell, kontrollon dhe evidenton arkëtimet dhe shitjet me afat nga shitja ditore dhe javore;
  • Përgadit raportet ditore, javore dhe mujore sipas kërkesave të udhëheqësit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik dhe Financa;
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë punë në fushën e Financave dhe Kontabilitetit;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
  • Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
  • Të ketë njohuri të perdorimit të Microsoft Office;
  • Të posedoj patentë shofer të kategorisë B.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 25.10.2022 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.