business

Vende Pune (19)

  • star Publikuar: 29-05-2025
  • star Skadon: 27-06-2025
Kategoritë Arsim&Edukim, Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 19

Universiteti i Prishtinës po kërkon individë të përkushtuar e me integritet për të plotësuar 30 vende të lira të punës në administratën e tij.

Pozitat e hapura në fusha të ndryshme, kur të rekrutohen njerëzit e përshtatshëm për to, do t’ia mundësojnë UP-së një funksionim më të efektshëm në të gjitha aspektet.

Konkurset do të jenë të hapura 30 ditë, nga data 29 maj deri më 27 qershor 2025. Të gjitha procedurat e konkurseve do të jenë transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të bazuara në ligjshmëri e meritokraci.

Detajet për aplikimin dhe kushtet që duhet plotësuar për të qenë pjesë e ekipit të Universitetit të Prishtinës, mund t’i lexoni në linqet në vijim:

Konkurset janë të vendosura edhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër, më i madh dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe institucioni i arsimit të lartë i renditur më së larti në platformat ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave shqiptare.