business

Zyrtarë/e i/e Administratës

  • star Publikuar: 16-02-2023
  • star Skadon: 15-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PATELA GROUP
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 6158

Patela Group është kompani multinacionale e cila selinë e saj e ka në Kosovë. Veprimtaria e saj është në fushën e teknologjisë informative Netëorking dhe Telecom. Është themeluar në vitin 2019 dhe për 3 vite ka arritur të jetë prezente në 3 tregje atë të Kosovës, Kroacisë dhe Norvegjisë. Është kompani e cila ka potencial të lartë në zhvillim të vetin dhe si rrjedhojë edhe të stafit të saj. Në qoftë se jeni ambicioz/e për arritje profesionale në karrierë dhe dëshironi të sfidoheni me qështje internacionale atëherë PATELA është vendi ku ju duhet të jeni.

Ju falenderojmë paraprakisht për interesimin tuaj.

CV-të mund ti dërgoni në email adresën [email protected] . Në titullin e emailit tuaj ju lutem vendosne fillimisht “Pozitën” të cilën aplikoni pastaj “Emri dhe Mbiemri” i juaj.

Titulli:Zyrtarë/e i/e Administratës
Përshkrimi i pozitës:Zyrtari/e i/e Administratës është përgjegjës për mbarëvajtjen operative të të gjitha qështjeve administrative dhe logjistike brenda projektit dhe kompanisë.
Kërkesat për këtë pozitë:
  • Diplomë universitare
  • Minimum dy vite përvojë pune;
  • Njohuri në sisteme për menaxhimin e projekteve;
  • Aftësi të mira administrative;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të mira kordinuese me ekipin e adminitratës;
  • Aftësi të mira komunikative;
  • Njohuri në gjuhën Angleze niveli 4 – E domosdoshme;
  • Aftësi të mira raportuese.
Departamenti përkatës:Departamenti i Operativës
Pozita superiore ku raporton:Menaxheri i Administratës së Projektit
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
  • Udhëheqë punët administrative të projektit dhe kompanisë;
  • Përpilon planin për akomodim, transport dhe qështje tjera administrative;
  • Organizon të gjitha qështjet që ndërlidhen me akomodim të stafit në terren;
  • Organizon të gjitha qështjet që ndërlidhen me transport special;
  • Organizon të gjitha qështjet tjera administrative të ndërlidhura me projektin;
  • Krijon raportet për matjen e performancën të punonjësve;
  • Raporton në baza të rregullta tek Menaxheri i Administratës së Projektit;
  • Kryen punë të tjera të cilat përcaktohen nga Menaxheri i Administratës së Projektit.