
Risk Smart Professional L.L.C, kompani e specializuar në fushat (Anti-Fraud; Ani-money Laundering dhe Pajtueshmëri rregullatorë) organizon trajnim Trajnim Profesional me temën:
Udhëheqja e Ekipeve për Performancë të lartë Efektive
Qëllimi i trajnimit:
Të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teorike dhe praktike mbi qasjet efektive në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipeve për arritjen e performancës së lartë brenda organizatave apo bizneseve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë funksionet dhe dinamikat thelbësore të udhëheqjes me performancë të lartë, të aplikueshme në kontekstin e tyre të punës.
A është ky trajnim i duhuri për ju?
Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjithë ata që synojnë të përmirësojnë aftësitë në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipeve drejt performancës së lartë brenda organizatave apo bizneseve, pavarësisht nivelit të përvojës apo pozitës që mbajnë në vendin e punës.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Përshkruani rolin e ekipeve në organizata.
- Identifikoni disa nga sfidat dhe kufizimet në ndërtimin dhe shfrytëzimin e ekipeve.
- Shprehni qartë se çfarë u nevojitet udhëheqësve për të ndërtuar një ekip me performancë të lartë.
- Nxirrni rolin e udhëheqësit në ekipet me performancë të lartë.
- Analizoni sfidat dhe mundësitë për optimizimin e performancës së ekipit në kontekstin tuaj.
Për trajnerin - Musa Bajraktari:
Trajneri është i certifikuar nga Universiteti i Oksfordit në programin Executive Leadership Programme, me fokus në udhëheqjen strategjike dhe transformuese të organizatave dhe bizneseve .
Gjithashtu, ai është i certifikuar nga Universiteti i Harvardit në Ekzekutimin e Strategjive në Biznes (Strategy Execution), si dhe në Lidership, Etikë dhe Përgjegjësi Korporative (Leadership, Ethics, and Corporate Accountability).
Çfarë e bën këtë trajnim unik?
Ky trajnim nuk është një trajnim standard teorik. Ai është ndërtuar mbi bazën akademike dhe shkencore të dy prej institucioneve më prestigjioze në botë – Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit të Harvardit, duke sjellë:
- ✅ Qasje të avancuar në udhëheqje ekzekutive, të bazuar në kërkime shkencore dhe raste reale nga organizatat ndërkombëtare.
- ✅ Zbatim praktik dhe i drejtpërdrejtë në organizatën tuaj, me fokus të qartë në rezultatet që lidhen me biznesin.
- ✅ Përvojë e personalizuar: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të hulumtojnë funksionet dhe dinamikat kyçe të udhëheqjes me performancë të lartë, me fokus në aplikimin praktik brenda kontekstit të tyre profesional.
- ✅ Metodologji dinamike dhe ndërvepruese, duke përfshirë ushtrime praktike, diskutime të thelluara nga ekspertet përmes videos dhe reflektim individual.
Ky trajnim synon jo vetëm t’ju mësojë si të udhëhiqni ekipet për performance efektive, por t’ju fuqizojë ta udhëhiqni me vetëbesim, qartësi dhe ndikim real.
- Mos e humbisni rastin të merrni pjese në një trajnim tërësisht të ri dhe ekskluziv, të dizajnuar me kujdes nga ekspertë të fushës, dhe me përmbajtje që nuk është mbuluar më parë në trajnimet e tjera ekzistuese.
Detajet e trajnimit:
🗓 Data: data tentative 24 Qershor 2025 (ose deri të formohet grupi)
🕘 Ora: 09:00 – 15:00
💻 Forma: Online përmes platformës Zoom
📜 Certifikatë pjesëmarrjeje: Po (6 orë të rekomanduara për CPE/EVP)
📘 Material trajnimi: Po
Rezervimi konfirmohet pas realizimit të pagesës.
Për regjistrim ose informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni në:
📧 [email protected]
📞 +383 (0)48 333 554