business

Motër edukatore, Edukatore zëvendësim

  • star Publikuar: 01-09-2023
  • star Skadon: 10-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3045

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “CICËRIMAT”

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “CICËRIMAT” – Prishtinë shpallë:

K O N K U R S

Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010) Institucioni parashkollor

OJQ “Cicërimat” në Prishtinë shpall:

KONKURS

PËR DY VENDE TË PUNËS

Pozita; (1) Motër edukatore vend i lirë, për grup moshën 0-3 vjeç

Pozita (2) Një edukatore zëvendësim, për grup moshën 3-6 vjeç

Orar i plotë

1.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidates për moshën 0-3 vjeç

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr .

05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.

I.1 Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e

hershme 0-3 vjeç.

I.2 Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore

I.3 Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi pediatri

I.4 Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami

I.5 Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

2.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidates për moshën 3-6 vjeç

2.1 Fakulteti i edukimit – programi para fillor;

2.2 Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;

2.3 Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;

2.4 Fakulteti i Shkencave Sociale – programi “Përkujdesje dhe mirëqenie për fëmijë”.

E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit

  • Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në kopsht)
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat; certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare.
  • Çertifikatat e trajnimeve duhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet vetëm
  • nëse iu kërkohen pas intervistës.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa
  • kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat
  • janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat
  • nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas
  • konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • Konkursi është i hapur nga 01. 09.2023 deri më 10.09.2023.
  • Aplikacionin për aplikim duhet ta merrni në objektin e kopshtit “Cicërimat” çdo ditë pune nga
  • ora 09.30 deri 14.00 në Institucionin Parashkollor “ Cicërimat” në adresë Rr: “ Jon” lagja Emshir Prishtinë (Prapa Stacionit të autobusve ).
  • Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në

Institucionin Parashkollor “Cicërimat” në adresë Rr: “ Jon” lagja Emshir Prishtinë (Prapa Stacionit të autobusëve).