Kompani
Emona SH.P.K.
Kategoritë
Marketing, Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1194
Kompania “Emona” Sh.p.k është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim:
K O N K U R S
Pozita: Menaxher/e për Marketing
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.
- Planifikon bugjetin vjetor dhe kordinon të gjitha proceset e nevojshme.
- Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut.
- Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.
- Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.
- Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.
Kualifikimet:
- Shkollimi Universitar në një nga drejtimet e ndërlidhura me fushën e marketingut;
- Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të dhënat statistikore;
- Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale dhe web analitics;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar, kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
- I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale;
Ne ofrojmë:
- Mundësi reale të zhvillimit profesional
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit
- Pagë konkuruese
Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në email adresën: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë: 15.03.2024
Për informatën tuaj vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.