
KONKURS PUNE
Pozicioni: Edukatore në Kopshtin “Lindi”
Vendndodhja: Mati 1, Prishtine
Orari: I plotë
Kopshti “Lindi” shpall konkursin për vend të lirë pune në pozicionin Edukatore për grupmoshën 3-4 vjeç. Kopshti ynë ofron një ambient të ngrohtë, profesional dhe të sigurt për fëmijët dhe stafin, duke vlerësuar bashkëpunimin, kreativitetin dhe dashurinë për fëmijët.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Shkenca Sociale, Psikologji ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në institucion parashkollor (e preferueshme, por jo e domosdoshme).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Durim, kreativitet dhe dashuri për punën me fëmijët.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet institucionale.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar
- Letër motivimi
- Kopje diplome dhe certifikata relevante
- Referenca nga punë të mëparshme (nëse ka)
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen fizikisht pranë ambjenteve të Kopshtit “Lindi” në adresën:
[Rruga Muharrem Fejza . Afer Mama mantisë]
Aplikimet nuk pranohen në mënyrë elektronike.
Tel:049-635-850