TERMS OF REFERENCE (TOR)
Ekspert për hartimin e propozimit:
“Tranzicioni i grave nga asistenca sociale në tregun e punës përmes vetëpunësimit”
1. Sfondi
Organizata VoRAE ka realizuar së fundmi hulumtimin gjithëpërfshirës “Mundësi të qëndrueshme ekonomike për vetëpunësim dhe biznese për gratë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptiane” (2025), i cili analizoi modelet e qëndrueshme të vetëpunësimit, sektorët me potencial ekonomik, barrierat që përballin gratë, si dhe mënyrat më të realizueshme për zhvillimin e bizneseve të vogla të udhëhequra nga gratë.
Ky studim identifikon:
- barriera të shumanshme (sistematike, institucionale, ekonomike dhe socio-kulturore);
- mungesën e qasjes në financa, mungesën e pronësisë, mungesën e shërbimeve kujdesore dhe kufizimet në mobilitet;
- potencial të lartë për informal skills në fusha si: qepëtaria, shërbimet e kujdesit, prodhimi ushqimor, riciklimi, tregtia me pakicë dhe mikroritailing;
- modele ndërkombëtare të suksesshme nga Spanja, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, të cilat mund të përshtaten në Kosovë.
Duke u mbështetur në këtë bazë të fortë empirike, VoRAE synon të hartojë një propozim të ri strategjik, i cili do të adresojë tranzicionin e grave nga asistenca sociale drejt tregut të punës, përmes vetëpunësimit, sipërmarrjeve të vogla dhe modeleve të qëndrueshme ekonomike.
Për të finalizuar këtë propozim profesional, VoRAE kërkon angazhimin e një eksperti.
2. Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi kryesor është hartimi i një propozimi gjithëpërfshirës, i cili:
- Përkthen gjetjet e hulumtimit në një model konkret intervenimi;
- Përgatit një plan të detajuar të veprimit për tranzicionin nga asistenca sociale në vetëpunësim;
- Përgatit një plan financiar të plotë, të realizueshëm dhe të qëndrueshëm;
- Harton seksionet “Rruga Perpara” dhe “Financimin e Qendrueshem” si kapituj kyç për donatorë.
3. Objektivat Specifike
Eksperti do të:
- Analizojë raportin e hulumtimit dhe të gjitha gjetjet relevante për të dizajnuar modelin e ndërhyrjes.
- Identifikojë sektorët më të përshtatshëm të vetëpunësimit për gratë në asistencë sociale.
- Hartojë një model të tranzicionit nga asistenca sociale në vetëpunësim.
- Përgatisë një plan te veprimit me afate, përgjegjësi, indikatorë dhe rezultate të pritshme.
- Hartojë një plan financiarme buxhet të detajuar, përfshirë grantet, investimet fillestare, koston e mentorimit dhe trajnimit.
- Hartojë kapitujt:
- Rruga perpara (vizioni afatgjatë, zgjerimi, institucionalizimi);
- Qendrueshmeria Financiare (modelet e qëndrueshme të financimit, partneritetet, fondet).
4. Detyrat dhe Përgjegjësitë
4.1. Analiza dhe integrimi i studimit bazë
Eksperti duhet të analizojë në detaje studimin “Mundësi të qëndrueshme ekonomike për vetëpunësim dhe biznese për gratë nga komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptiane”
duke:
- përkthyer gjetjet në rekomandime të zbatueshme;
- identifikuar sektorët prioritare (psh, punedore, procesim te ushqimit, shërbime kujdesi, riciklim, biznese mobile);
- ndërtuar një teori ndryshimi të bazuar në evidenca.
4.2. Hartimi i propozimit
Propozimi do të përfshijë:
- Sfondin (i bazuar në hulumtim);
- Problematikën dhe analizën socio-ekonomike;
- Objektivat dhe rezultatet;
- Metodologjinë e ndërhyrjes (Rruga perpara dhe Financimi i Qendrueshem)
- Planin e Veprimit;
- Planin Financiar;
- Teorine e Ndryshimit;
- Menaxhimin e Riskut;
- Monitorimin dhe Vleresimin
5. Rezultatet e Pritshme (Deliverables)
- Dokumenti i analizës së gjetjeve të hulumtimit.
- Drafti i parë i propozimit, prezantimi i dokumentit tek menaxhmenti i VoRAEs
- Versioni final me komentet e inkorporuara.
6. Kualifikimet e Ekspertit
- Diplomë relevante ne fushen e ekonomise,
- Minimum 5 vite përvojë në hartim projektesh dhe planeve te biznesit
- Përvojë në vetëpunësim, ndërmarrësi, zhvillim ekonomik lokal dhe perfshirje sociale.
- Njohuri mbi politikat e punësimit dhe vetpunesimit në Kosovë.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe te shkruara.
- Mbikëqyrja dhe raportimi
Eksperti do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarin e programit dhe do të raportojë tek i njejti deri sa te beje prezantimin e raportit tek nje ekip me i gjere i organizates.
- Kushtet për aplikim dhe vlerësim
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV,
- Mostra të punës paraprake
- Ofertë teknike dhe financiare.
Dokumentacioni i kërkuar dhe oferta financiare duhet te dërgohen përmes emailit në adresën: [email protected] me titull: Tranzicioni i grave nga asistenca sociale në tregun e punës përmes vetëpunësimit.
Afati i aplikimit deri me daten 6 Dhjetor, 2025.