business

Menaxher (1), Analist Kreditor (3)

  • star Publikuar: 30-04-2025
  • star Skadon: 11-05-2025
Kompani BiCredit
Kategoritë Menaxher/e, Analist kreditor
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë, Prizren, Shtërpcë
Shikime 172

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

IFJB BiCredit Shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në degën e Prishtine , Prizren dhe Shtërpcë:

  1. Menaxher - Prizren
  2. Analist Kreditor - Prishtine, Prizren dhe Shtërpcë

2) MENAXHER :

PËRGJEGJËSITË:

  • Menaxhon operacionet e kreditimit të degës duke përfshirë të gjitha aspektet e planifikimit, menaxhimit dhe gjenerimit të portofolios së kredive, mbikëqyrjen e punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve për të siguruar arritjen e përgjithshme të synimeve/caqeve të degës në bazë të planit vjetor duke përfshirë koordinimin e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të buxheteve;
  • Siguron koordinim të duhur të Degës në mes të punonjësve në huadhënje dhe punonjësve tjerë;
  • Planifikon, implementon dhe menaxhon rritjen dhe mirëmbajtjen e cilësisë së portofolios;
  • Ofron udhëheqësi cilësore për punonjësit duke përfshirë zbatimin në mënyrë strikte të standardeve për vlerësimin e cilësisë (menaxhimi i rrezikut të kredisë), aplikimin e limiteve të rrezikut dhe komitetin e kredive në përputhje me manualin e huadhënjes;
  • Menaxhon/këshillon punonjësit e huadhënjes dhe mirëmbanë komunikim të mirë në mes të të gjithë punonjësve
  • Koordinon procesin e përcaktimit, monitorimit dhe rishikimit në mënyrë periodike të objektivave dhe planeve të punës, ofron mbështetje, mbikëqyrje, trajnime/këshillime, vlerëson performancën, motivimin dhe diciplinën e punonjësve nën mbikqëyrjen e tij/saj

KUALIFIKIMET:

  • Shkalla Universitare në Kontabilitet ose Financa, Administrim Biznesi apo diciplina të ngjajshme eshte e obliguar
  • Minimumi 3 vjet eksperienc e punës në Institucionet Financiare (Banka, MikroFinanca)
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese/mbikëqyrëse, si dhe aftësi udhëheqëse
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip
  • Aftësi të mira për të gjykuar, për të marrë vendime dhe iniciativa; aftesi te shkelqyeshme komunikuese
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B

2) ANALIST KREDITOR

PËRGJEGJËSITË :

  • Të identikojë klientët potencial për kreditë përmes promovimit të ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, analizimi dhe pregaditja e pasqyrave financiare
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

KUALIFIKIMET:

  • Eksperienc e punës në Institucionet Financiare (Banka, MikroFinanca)
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B

Afati i aplikimit është deri më datë 11.05.2025 ora 16:30.

Kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV në : [email protected], ju lutem shkruani degën për të cilen jeni duke aplikuar.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.