business

MENAXHER LOGJISTIKE

  • star Publikuar: 05-12-2023
  • star Skadon: 18-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hr Partners
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 1566

Hr Partners, per klient të sajë në fushën e retail, shpall konkurs për pozitën:

MENAXHER LOGJISTIKE

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZE:

  • Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në Shqipëri dhe rajon, duke koordinuar/optimizuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit.
  • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
  • Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren.
  • Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi.
  • Mbikëqyr statusin e porosive dhe dërgesat.
  • Monitoron kostot e transportit.
  • Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Ofiçinën dhe Teknikën).
  • Trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës.
  • Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët dhe prodhuesit me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë çmim-cilësi, për të bashkëpunuar.
  • Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
  • Planifikon vazhdimësinë e biznesit për departamentin e Logjistikës duke krijuar protokolle dhe kundërmasa për rastet e emergjencave dhe forcave madhore për të shmangur ndërprerjen e punës.
  • Raporton për departamentin e tij çdo muaj/tre-mujor, gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Aftësi për të lëvizur në distance të largëta me makinë, si në Shqipëri dhe në rajon.
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
  • Aftësi shumë të mira nder personale.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZICIONIN:

  • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
  • Eksperiencë 5 vjeçare në pozicione drejtuese të ngjashme.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e MS Projects.
  • Patentë shofer (Kategoria B).

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu,

Konkursi është i hapur deri më: 18.12.2023

Ju mirëpresim!

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu