business

Përgjegjëse për çështje mësimore pranë Fakultetit të Shkencave Sociale Psikologjike

  • star Publikuar: 16-09-2024
  • star Skadon: 30-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1902

KONKURS I PUNËS

Pozita: Përgjegjëse për çështje mësimore pranë Fakultetit të Shkencave Sociale Psikologjike

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

- Asiston në hartimin e kurrikulave, plan-programeve dhe teksteve mësimore të lëndëve në programin përkatës, përfshirë monitorimin dhe zbatimin e tyre

- Sigurohet që stafi akademik i programit ka dosjen e plotë dhe deklarohet në AKA sipas afateve kohore,

- Organizon, koordinon, dhe monitoron procesin e mësimdhënies dhe punës akademik dhe shkencore në kuadër të programit për nga aspekti permbajtesor.

- Mbështetë dhe koordinon zhvillimin e literaturës sipas rregullave të institucionit

- Mbështetë dhe koordinon realizimin e metodologjive të mësimdhënies dhe vlerësimit sipas rregullave të institucionit

- Asiston në përpilimin dhe miratimin e modaliteteve të vlerësimit dhe në punën e komisioneve të provimeve në lëndët që mbulon departamenti

- Merr pjesë aktive në hartimin dhe koordinimin e projekt-planit kalendarik të procesit mësimor për dekanatin

- Harton orarin e ligjëratave dhe ushtrimeve (merr miratimin e Dekanit)

- Harton orarin e provimeve (merr miratimin e Dekanit), harton raportet për afatet e provimeve sipas proceseve, së bashku me referentet(per ceshtjet e te dhenave administrative)

- I jep propozime Dekanit lidhur me aspektet akademike profesionale në kuadër të dekanatit

- Asiston në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të caktuara nga Dekanati që dalin si detyra nga Rektorati, Prorektorati per mësim dhe Këshilli Akademik lidhur me çështjet mësimore – akademike të programit

- Është përgjegjës për ofrimin e mësimdhënies në cilësinë e ligjëratave dhe ushtrimeve në modulet e fushës profesionale përkatëse në të gjitha programet e studimit në Kolegjin Heimerer me përparësi në dekanatin gjegjës.

- Si dhe detyra tjera nga punëdhënësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS. Preferohet diplomë nga fakulteti i Psikologjisë.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Njohuritë: Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze; Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

NE OFROJMË:

  • Ambienti lehtësues;
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit;
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur;
  • Përkrahje të duhur;
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme;
  • Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
  • Mundësi për zhvillim professional

Vendi i punës: Kolegji Heimerer, Prishtinë

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 16.09.2024 deri me 30.09.2024.