business

Edukatore për grup moshën 3-6 vjeç- Zëvendësim (2), Motra Edukatore 0-3 vjeç- Zëvendësim (2)

  • star Publikuar: 02-10-2025
  • star Skadon: 16-10-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 4

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “CICËRIMAT”

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “CICËRIMAT” – Prishtinë shpallë:

K O N K U R S

Për dy pozita :

  1. Dy Edukatore për grup moshën 3-6 vjeç- Zëvendësim
  2. Dy Motra Edukatore 0-3 vjeç- Zëvendësim

Pozita 1 dhe 2

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Edukator/e dhe Edukatore zëvendësim

  1. Mbështetje për mirërritjen e tij në aspektin fizik, social, emocional, mendor dhe nëbazë të nevojave të tij individuale;
  2. Mësimin erregullave dhe bashkëpunimin në grup;
  3. Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vet ushqyerjes tek fëmijët;
  4. Kujdes të veçantë për fëmijëtme vështirësi të caktuara fizike,psikologjike dhe mendore;
  5. Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë /individualisht/ drejtorit të IP;
  6. Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm;
  7. Organizimi i takimeve individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi;
  8. Të edukojë fëmijën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë, që të krijojë marrëdhënie me të tjerët;
  9. Të kontribuojë në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në jetën shoqërore;
  10. Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së.

Kriteret e përzgjedhjes për Edukatore (3-6):

  • Fakulteti i edukimit – programi para fillor;
  • Shkollae Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhemirëqenia e fëmijëve;
  • Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)

E preferuar të ketë të mbaruar trajnimin për Kurikulën e re dhe të ketë përvojë në metodologjinë e montesorit

Kriteret e kualifikimit për Motër edukatore (0-3);

  • Fakulteti i Edukimit – programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat; certifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
  • Certifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janëtë dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat të cilët kanë diplomuarjashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen 10 kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke fillua rnga data e publikimit më 02.10.2025 deri më 16.10.2025.