TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR TRAJNIMIN E OSHC-VE NË NDËRTIMIN E KAPACITETEVE NË FUSHËN E AVOKIMIT INSTITUCIONAL, MONITORIMIT DHE RAPORTIMIT TË DISKRIMINIMIT ETNIK NDAJ KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN
Prishtinë  | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi  | 
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik është një platformë e organizatave të shoqërisë civile që ka për qëllim fuqizimin e OSHC-ve, rritjen e bashkëpunimit mes tyre dhe përmirësimin e qasjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian drejt të drejtave të barabarta, pjesëmarrjes aktive në shoqëri dhe luftimit të diskriminimit etnik në Kosovë.
1. KONTESTI I NDËRHYRJES
Pavarësisht kornizës ligjore dhe dokumenteve strategjike në fuqi, diskriminimi etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë mbetet sfidë e vazhdueshme. OSHC-të që përfaqësojnë këto komunitete shpesh përballen me vështirësi në avokimin e drejtpërdrejtë te institucionet lokale dhe qendrore, duke kufizuar ndikimin e tyre në politikat publike dhe zbatimin e ligjit.
Për të adresuar këtë, është i domosdoshëm zhvillimi i aftësive të tyre për avokim strategjik institucional – qoftë në nivel lokal (komunat, drejtoritë komunale, shërbimet publike) apo qendror (ministritë, agjencitë shtetërore, kuvendi) – në mënyrë që rastet e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të dokumentohen dhe të adresohen më efektivisht.
Prandaj, ky trajnim do të bazohet në dy fusha themelore:
- Avokimi i avancuar tek institucionet lokale dhe qendrore në luftimin e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
 - Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për monitorimin e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
 
1.1 QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi i angazhimit është ngritja dhe ndërtimi i kapaciteteve të OSHC-ve, në fushën e avokimit ndaj institucioneve, monitorimit dhe raportimit të rasteve të diskriminimit etnik, ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, i cili do të kontribuojë në:
- Përgatitjen e OSHC-ve për avokim të drejtpërdrejtë dhe të strukturuar ndaj institucioneve lokale dhe qendrore;
 - Rritjen e aftësive për të identifikuar, adresuar dhe ndjekur rastet e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes mekanizmave institucionalë ekzistues;
 - Përmirësimin e kapaciteteve OSHC-ve, drejt kërkimit të llogaridhënjes institucionale drejt trajtimit të rasteve diskriminimin etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian sipas ligjeve në fuqi;
 - Fuqizimin e OSHC-ve që të ndikojnë realisht në politikat publike dhe vendimmarrje.
 
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Audienca kryesore janë përfaqësuesit/stafi e/i nëntë organizatave anëtare të Rrjetit dhe OSHC-ve partnere që punojnë në fushën e të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Rezultatet e trajnimit pritet të kthehen në praktika të drejtpërdrejta avokimi në nivel lokal dhe qendror, si dhe në monitorim më efektiv të diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në Kosovë.
3. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Eksperti/kompania e kontraktuar do të zhvillojë një cikel trajnimi, duke përdorur metoda interaktive, ushtrime praktike dhe simulime të rasteve reale të avokimit.
Procesi do të përfshijë:
- Takim përgatitor me organizatën për dakordimin e metodologjisë dhe agjendës;
 - Hartimin e materialeve të trajnimit të orientuara në praktikë;
- Avokimi i avancuar tek institucionet lokale dhe qendrore në luftimin e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
- Kuptimi i kuadrit ligjor dhe politik për të drejtat e komuniteteve;
 
 
 - Avokimi i avancuar tek institucionet lokale dhe qendrore në luftimin e diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
 
Ofrimin e dy moduleve kryesore:
- Teknikat e avokimit institucional: adresimi i kërkesave, përgatitja e politik-rekomandimeve, përdorimi i forumeve zyrtare;
 - Ushtrime praktike për ndërveprim me komunat, ministritë dhe institucionet tjera relevante;
 - Shembuj dhe analiza rastesh të suksesshme.
 
- Llogaridhënja dhe monitorimi i institucioneve në rastet e trajtimit të diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
- Metoda për mbledhjen e të dhënave nga rastet e diskriminimit etnik;
 - Përdorimi i mjeteve praktike për dokumentim të rasteve të diskriminimit etnik;
 - Analiza e të dhënave dhe përgatitja e raporteve të avokimit;
 - Lidhja e të dhënave me procesin e avokimit institucional.
 - Kuptimi i mekanizmave institucionalë për trajtimin e diskriminimit, përfshirë mekanizmat komunalë, agjencitë qendrore dhe instancat gjyqësore;
 - Procesi i raportimit dhe dokumentimit të rasteve të diskriminimit etnik;
 - Teknika për kërkimin e llogaridhënies, kërkesa për qasje në dokumente publike, kërkesa për përgjigje institucionale, ndjekja e afateve ligjore dhe monitorimi i zbatimit të vendimeve;
 - Ushtrime praktike për monitorim të institucioneve dhe përgatitje të dokumenteve zyrtare për raportim të rasteve të diskriminimit etnik;
 - Analiza e rasteve konkrete dhe shembujve të monitorimit efektiv të institucioneve, si dhe identifikimi i praktikave të mira dhe sfidave në proces.
 
 - Përgatitjen e një raporti final mbi procesin e trajnimit dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm për scilen OJQ ndarazi, bazuar në punën që OJQ_ja aplikon.
 
4. PYETJE KËRKIMORE
- Cilat janë praktikat më efektive të avokimit që OSHC-të mund t’i përdorin për të adresuar diskriminimin etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në institucionet lokale dhe qendrore?
 - Në çfarë mënyre të dhënat nga rastet e diskriminimit ndihmojnë në ndërtimin e rekomandimeve politike dhe ndikimin në vendimmarrje?
 - Si mund të përmirësohet procesi i monitorimit të rasteve të diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian?
 - Cilat njohuri dhe aftësi u duhen OSHC-ve për të dokumentuar dhe adresuar rastet e diskriminimit etnik në mënyrë efektive?
 - Cilat janë sfidat kryesore që OSHC-të përballin gjatë avokimit institucional dhe si mund të tejkalohen ato?
 - Si mund të lidhen të dhënat e mbledhura me procesin e avokimit në mënyrë që të kenë ndikim në politikat publike?
 
5. PRODUKTI
Produkti final që pritet të ofrojë eksperti/kompania është:
- Programi i trajnimit me agjendë dhe materiale përkatëse;
 - Ofrimi e dy moduleve të plota trajnimi për OSHC-të;
 - Raport final me përmbledhje të procesit, vlerësim të pjesëmarrësve dhe rekomandime për zhvillime të ardhshme në fushën e avokimit institucional dhe monitorimit të diskriminimit etnik ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
 
6. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim dhe zbatim të aktivitetit, megjithatë rekomandohet që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 5 ditë në total brenda periudhës nëntor 2025 – dhjetor 2025.
OJQ-ja do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të përmendura më lart.
7. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
 - Të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut dhe avokimit institucional;
 - Aftësi shumë të mira në analizimin, monitorimin dhe draftimin e dokumenteve avokuese strategjike;
 - Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
 - Njohuri për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe çështjet me të cilat ballafaqohen (është vlerë e shtuar);
 - Njohja e kornizës ligjore për komunitetet pakicë në Kosovë;
 
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresën:[email protected] .
- CV;
 - Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
 - Kopje të nivelit arsimor dhe certifikatave profesionale;
 - Dëshmi të punës paraprake me analizimin/hartimin e dokumenteve strategjike apo trajnime në fushat e kërkuara;
 - Ofertë financiare BRUTO që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
 - Certifikatën e regjistrimit (vlen për kompani);
 - Për ofertuesit kompani: Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës. Me vendimin e Ministrisë së Financave, neni 33, paragrafi 3.1 i ligjit nr. 05/L-037 për TVSH, çdo OJQ në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
 
9. MËNYRA E APLIKIMIT
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] .
Ju lutemi shkruani: “Termi i Referencës së Punës për Ekspert/Kompani për Trajnimin e OSHC-ve në Avokim Institucional dhe Monitorimin e Diskriminimit Etnik ndaj Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian” në subjekt.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 18 nëntor 2025, ora 16:00.
Çdo ofertë që dërgohet pas këtij afati nuk do të merret parasysh.