business

Zyrtar/e i/e Logjistikës

  • star Publikuar: 16-02-2023
  • star Skadon: 15-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PATELA GROUP
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3224

Patela Group është kompani multinacionale e cila selinë e saj e ka në Kosovë. Veprimtaria e saj është në fushën e teknologjisë informative Networking dhe Telecom. Është themeluar në vitin 2019 dhe për 3 vite ka arritur të jetë prezente në 3 tregje atë të Kosovës, Kroacisë dhe Norvegjisë. Është kompani e cila ka potencial të lartë në zhvillim të vetin dhe si rrjedhojë edhe të stafit të saj. Në qoftë se jeni ambicioz/e për arritje profesionale në karrierë dhe dëshironi të sfidoheni me qështje internacionale atëherë PATELA është vendi ku ju duhet të jeni.

Ju falenderojmë paraprakisht për interesimin tuaj.

CV-të mund ti dërgoni në email adresën [email protected] . Në titullin e emailit tuaj ju lutem vendosne fillimisht “Pozitën” të cilën aplikoni pastaj “Emri dhe Mbiemri” i juaj.

Titulli:Zyrtar/e i/e Logjistikës
Përshkrimi i pozitës:Zyrtar/e i/e Logjistikës është përgjegjës për inventarin (stokun) nën menaxhim të kompanisë prej fillimit të procesit: Porosisë së mallit, transportit, rruajtjes, ndarjes sipas grupeve, ngarkimit, dhe transportit në lokacionin përfundimtar.
Kërkesat për këtë pozitë:
  • Diplomë universitare
  • Minimum dy vite përvojë pune;
  • Njohuri në sisteme për menaxhim të stokut, MS Excel, Prodata e preferueshme;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të mira komunikative për punën ekipore;
  • Njohuri në gjuhën Angleze niveli 4 – E domosdoshme;
  • Aftësi të mira raportuese.
Departamenti përkatës:Departamenti i Administratës
Pozita superiore ku raporton:Menaxherit të Logjistikës
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
  • Përpilon planin për porosi të materialeve;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me furnitorët;
  • Është në kordinim të vazhdueshëm me departamentin e financave;
  • Organizon transportin për tërheqje të materialeve nga furniotrët;
  • Asiston organizimin, kordinimin dhe monitorimin e depos;
  • Në kordinim me Departamentin e Operativës organizon transportin e materialeve në lokacionin përfundimtar;
  • Koordinon dhe raporton në periudha të rregullta javore për regjistrimet e inventarizimit të mallit tek Drejtori i Administratës dhe Financave;
  • Organizon dhe kontrollon sasinë e materialeve rezervë;
  • Raporton për cdo devijim të planit;
  • Kontrollon dhe menaxhon stokun në sistemin për menaxhimin e stokut;
  • Kryen punë të tjera të cilat përcaktohen nga Menaxheri i Logjistikës.