business

 Zyrtar i lartë për kadastër

  • star Publikuar: 08-01-2024
  • star Skadon: 04-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1032

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore

Titulli i pozitës së punës Zyrtar i lartë për kadastër

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga 5.7

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 05/01/2024

Afati për aplikim 06/01/2024 - 04/02/2024

Institucioni Komuna Prishtinë

Departamenti Drejtoria e Kadastrit

Divizioni Sektori I Kadastrit

Vendi i punës Prishtinë

Nr. i Referencës RN00013078

Kodi RPC0006617


  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
    • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
    • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmonstafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
    • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizondhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
    • Harton akte normative si dhe aktet tjera juridiketë cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
    • Është përgjegjës për pajtueshmërinë e ligjeve dhe të aktevetë tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës;
    • Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike e aktvendimeve të jetë e saktë;
    • Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit;
    • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimine vendit të punës të cilat mund të kërkohenkohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

  2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
    • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
    • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
    • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
    • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
    • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

  3. Kërkesat e përgjithshme formale
    • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimittë lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelittë pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
    • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Juridik.
    • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
    • Dëshmia e Përvojës së punës: Përvoja e punës duhet të dëshmohet nëpërmjet kontratave të punës, si dhe nëpërmjet vertetimit te tatimit ne pagë që merret në Administraten Tatimoretë Kosovës, apo vërtetimit nga Trusti për kontributet tuajapensionale. Trusti duhettë jetë në përputhje të plotë me kontratat që dëshmojn përvojën e punës.

  4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
    • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
    • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
    • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
    • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
    • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
    • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
    • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

  5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit (Kontratat e punës);
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve (Certifikatat e fituara);
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (kjo vlen vetëm për zyrtarët publik);
  • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet të dorëzojnë vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar jashtë vendimit apo aktin që dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është në procedurëtë nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;


  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
    • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 19/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

  2. Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Drejtoria e Kadstrit të Komunës së Prishtinës.

***VËMENDJE:

“Komunitetet jo shumice¨ dhe pjese¨tare¨t e tyre, personatme afte¨si te¨ kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te¨ Kosove¨s, sic¸ specifikohet ne¨ LZP”.

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.


  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë

  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  3. Mënyra e aplikimit

  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
      Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

***VËMENDJE:

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidatiqë aplikon në këtë proceduretë rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit

SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sisteminuk do të merret parasyshnga Sektori I Burimeve Njerëzoretë Komunës së Prishtinës!

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen