business

ANKANDI I DYTË PUBLIK PËR SHITJEN E PENGUT TË SEKUESTRUAR

  • star Publikuar: 03-03-2025
  • star Skadon: 09-03-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 245

Organizata Ndërkombëtare Joqeveritare “Caritas Switzerland” me seli në Prishtinë, në kuptim të nenit 99 dhe 100 të Ligjit 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe bazuar në obligimet që dalin nga konkluzioni P. Nr. 30/2023, datë 06/12/2024, me datë 26/02/2025, në Prishtinë shpall:

ANKANDIN E DYTË PUBLIK PËR SHITJEN E PENGUT TË SEKUESTRUAR

OBJEKTI I SHITJES:

Makina: “Dolum Kazani; Vakum Avullues”

Prodhuesi: Atika Muh. Imlt, Modeli: AISI300; numri serik: atk-dk05.01,

Viti i prodhimit: 2019

Data e mbajtjes së ankandit të dytë Publik: 10/03/2025, ora 10:00

Vendi i mbajtjes së ankandit Publik: Prishtinë, rr. Fazli Balaj 59, Lagjja Kalabria, objekti i “Caritasit Zviceran”

Vlera e shitjes së pengut në ankandin e dytë është 37,500.00€, sipas zbritjes bazuar në ligj prej 50% të vlerës së vlerësuar.

Njoftim: Të gjithë të interesuarit për blerjen e pengut të përshkruar si më lartë mund të paraqiten në zyrat e OJQ “Caritasit Zviceran” në Prishtinë, rr. Fazli Balaj 59, Lagjja Kalabria ku edhe gjenden sendet e sekuestruara për të parë gjendjen teknike dhe fizike të tyre deri në datën 07.03.2025, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 46 988 000

________________

Mënyra e ofertimit: Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrjen në ankandin e dytë publik ofertat e tyre të mbyllura në zarf do të mund të i dorëzojnë në zyrat e “Caritasit Zviceran” deri më 07.03.2025, ora 16:00, të cilat do të hapen dhe vlerësohen nga ana e komisionit vlerësues në datën 10.03.2025