business

Konsulent për hartimin e Udhëzuesit të Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të integrimit të Huajve në Kosovë

  • star Publikuar: 07-07-2023
  • star Skadon: 21-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani JRS Kosovo
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 35269

Termat e Referencës (ToR)

Për konsulentët individ/kompani për të hartuar Udhëzuesin e Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të Integrimit të Huajve në Kosovë.

Informata të përgjithshme

Titulli Konsulent për hartimin e Udhëzuesit të Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të integrimit të Huajve në Kosovë.
VeprimiHartimi i Udhëzuesit të sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të Integrimit të Huajve në Kosovë
Donatori Jesuit Refugee Service- Kosovo (JRS).
Përfituesit Ministrinë e Punëve të Brendshme/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve (DRPRIH)

Jesuit Refugee Service – Kosovo - Jesuit Refugee Service (JRS Kosovo) është një organizatë ndërkombëtare katolike me mision për të shoqëruar, shërbyer dhe avokuar në emër të refugjatëve dhe personave të tjerë të zhvendosur me forcë, që ata të mund të shërohen, të mësojnë dhe të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Programet e JRS gjenden aktualisht në 56 shtete, duke u shërbyer refugjatëve dhe personave të tjerë të zhvendosur me forcë në zonat e konfliktit dhe qendrat e mbajtjes, në kufijtë e largët dhe në qytete të ngarkuara. JRS në Kosovë është themeluar në vitin 2001 dhe përmes programit të saj mbështet refugjatët dhe institucionet lokale dhe qendrore.

Konteksti

Në korrik të vitit 2019, Qeveria e Kosovës miratoi Rregulloren (QRK) 09/2019 për Integrimin e të Huajve. Sipas kësaj rregulloreje, Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve (DRPRIH) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministritë e tjera përkatëse, si dhe stafi komunal, janë përgjegjës për zbatimin e kësaj rregulloreje dhe të gjitha procedurave përkatëse që kanë të bëjnë me integrimin e të huajve.

Në procesin e PKZMSA, Kapitulli 24 i acquis: Drejtësia, Liria dhe Siguria, Migrimi, neni 85, 86, 87 dhe 88.

Objektivi: Avancimi i politikave dhe ndërtimi i kapaciteteve në fuqizimin e sistemit për riintegrim dhe integrim të qëndrueshëm.

Treguesi: Udhëzimet për monitorimin e integrimit të të huajve, Kosova duhet të angazhohet në reforma të mëtejshme demokratike, të arrijë zhvillim social dhe ekonomik, dhe në mënyrë progresive të përafrohet me legjislacionin dhe standardet e BE-së, në mënyrë që të jetë në gjendje të zbatojë plotësisht acquis të BE-së pas anëtarësimit.

Duke marrë parasysh faktin se Integrimi i të Huajve është ende i ri si proces dhe DRPRIH/MPB është ende në proces të zhvillimit të politikave për integrimin e të huajve, atëherë është shumë i nevojshëm ndërtimi i mëtejshëm i kapaciteteve të palëve të interesuara në nivel qendror dhe vendor së bashku me praktikat më të mira nga vendet e zhvilluara me integrim të avancuar të sistemit të të huajve.

Në këtë drejtim, Rregullorja e Integrimit 09/2019 e miratuar, duhet të zbatohet nga të gjithë akteret dhe është thelbësore të hartohet Udhëzuesin e Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të Integrimit të Huajve në Kosovë në të gjitha nivelet për të siguruar marrjen e masave të përgjithshme dhe specifike dhe ofrimin e shërbimeve adekuate sidomos në nivel lokal për integrimin e të huajve në Republikën e Kosovës.

Hartimi dhe zhvillimi i Udhëzuesit për Monitorimin e Zbatimit të Rregullores për Integrimin e të Huajve, do të kontribuojë në nevojën e trajnimit të akterëve kryesorë në nivel qendror dhe lokal dhe do të ndërtojë më tej kapacitetet në ofrimin adekuat të shërbimeve dhe masave për integrimin e të huajve.

Një nga objektivat e Migracionit është avancimi i politikave dhe ngritja e kapaciteteve në forcimin e sistemit për Integrimin e Qëndrueshëm të të Huajve, ndërsa aktiviteti është Udhëzuesi i Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave të Integrimit të Huajve në Kosovë.

Qëllimi

Udhëzuesi duhet të përcaktojë qasjen dhe veprimet që do të ndërmerren nga DRPRIH për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të procedurave të përcaktuara me Rregulloren QRK Nr.09/2019 për Integrimin e të Huajve dhe kuadrin ligjor përkatës.

Udhëzuesi duhet të ofroje tregues të përzgjedhur që ofrojnë informacionin e nevojshëm në nivel qendror dhe lokal për të monitoruar dhe vlerësuar proceset dhe rezultatet e integrimit të huajve. Udhëzuesi duhet të përshkruaje metodologjinë për mbledhjen, përdorimin, llojin dhe shpeshtësinë e të dhënave (cilësore dhe sasiore).

Qëllimi kryesor është të sigurohet njohuri sa më e detajuar, relevante dhe e zbatueshme që të jetë e mundur, në mënyrë që akterët që punojnë në integrimin e të huajve të mund të përdorin në mënyrë efektive informacionin e strukturuar dhe të adresojnë boshllëqet. Udhëzuesi duhet të jetë i kuptueshëm për përdorim dhe zbatim nga zyrtarët.

Rezultatet e këtij udhëzuesi duhet të demonstrojnë të arriturat dhe pritjet, si dhe ofrojnë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të zbatimit të politikave dhe masave përkatëse, në nivelin e integrimit të të huajve në Kosovë.

Metodologjia

Metodologjia duhet të përfshijë:

  • Praktikat, metodat dhe mjetet monitoruese të procesit të integrimit.
  • Harmonizim me rregulloren, legjislacionin dhe dokumenteve tjera kombëtare ekzistuese të zhvilluara më parë.
  • Harmonizim me standardet europiane të integrimit.

Aktivitetet, Rezultatet e pritura dhe afati kohor

Konsulenti/kompania mbështet me materiale dhe informata të nevojshme për fushën e integrimit nga DRPRIH dhe në aspektin e aranzhimeve menaxheriale nga Jesuit Refugee Service- Kosovë.

Aktivitetet
Analizë e Rregullores QRK 09/2019 dhe legjislacionit përkatës.
Hulumtimi dhe analiza e përvojave dhe standardeve ndërkombëtare e rajonale
Realizim të takimeve me Institucionet përgjegjëse DRPRIH, Komuna, Ministri relevante etj.
Realizim të takimeve me akterët e tjerë të përfshirë ne procesin e Integrimit
Draftimi i Udhëzuesit, inkorpurimi i komenteve
Prezantimi në dy punëtori

Nr.

Rezultati

Dokumentet

Afati i fundit

1

Drafti i parë i Udhëzuesit

Drafti i parë i dorëzohet DRPRIH/JRS

15 Shtator

2

Prezantimi i Draftit në Punëtori

Drafti i dyte me komentet e inkorporuara nga Puntoria i dorëzohet DRPRIH/JRS

22 Shtator

3

Prezantimi i Draftit Final

Drafti Final i dorëzohet DRPRIH/JRS

5 Tetor

Shenim: Afatet kohore nuk mund te shtyhen.

Profili i konsulentit/kompanisë

Konsulenti/kompania duhet të kenë profilin e mëposhtëm;

Diplomë Master/PHD në Sociologji, Politika Publike, Psikologji, Administratë Publike ose fusha të tjera të rëndësishme për detyrën.

Konsulenti/kompania duhet të ketë përvojë ne sistemin e Integrimit te te huajve dhe rintegrimit te personave te riatdhesuar.

Së paku 5 vjet përvojë dhe njohuri të mira në zhvillimin e udhëzueseve të monitorimit/ doracakeve/ procedurave për administratë publike ose dokumente të tjera strategjike të monitorimit.

Eksperiencë dhe njohuri të standardeve të BE-së në fushën e Integrimit te huajve në Kosovë.

Dëshmi për bashkepunim paraprak me organizata ndërkombëtare; vendore dhe/ose institucione qeveritare.

Përvojë specifike profesionale lidhur me kërkesat e pozicionit, konsiderohet prioritet.

Fleksibël për sa i përket orarit dhe aktiviteteve të nevojshme për të arritur qëllimet hartimit të Udhëzuesit.

Aftësi të mira komunikimi në prezantim.

Procesi i aplikimit dhe dorëzimi i ofertave

Konsulentët/kompanitë e interesuara janë të lutur të dorëzojnë një kopje elektronike të shprehjes së interesit/propozimit të tyre deri më datën 21 Korrik 2023 me subjekt: “Propozimi për Udhëzuesin e Monitorimit” në adresën [email protected]

Konsulentët/kompanitë duhet të dorëzojnë:

Profili profesional i konsulentit/kompanisë (CV-të e të gjithë individëve të përfshirë).

Përshtatshmëria e konsulentëve për detyrën dhe përputhja me përvojën e mëparshme të punës, kualifikimet etj.

Metodologjia per hartimin e Udhezuesit te Monitorimit.

Plani i detajuar i punës.

Ofertë financiare duke përfshirë buxhetin e zbërthyer.

Oferta do të vlerësohet duke përdorur metodën më të mirë (metoda e kombinuar e pikëve). Propozimi teknik do të vlerësohet me 70%, ndërsa ai financiar me 30%.

Shpenzimet e prezantimit te konsulentit/ eve ne punëtori dhe shpenzimet e transportit duhet të përfshihen në ofertë.

Shënim: kostot e punëtorive të përmendura në Termat e Referencës nuk duhet të përfshihen në ofertë, ato organizohen veçmas nga donatori.