business

Tutorë të Qendrave Mësimore (3)

  • star Publikuar: 04-12-2023
  • star Skadon: 10-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Lipjan
Shikime 1492

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Tutorë të Qendrave Mësimore.

Numri i pozitave: Tre pozita pune.

Vendi: Dy (2) pozitë në SH.F.M.U “Zenel Hajdini” në Gadime, Lipjan, një (1) pozitë në SH.F.M.U “Haradin Bajrami” në Magure, Lipjan.

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

Duke aplikuar të gjitha fazat e ciklit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe mbështetjes përmes punës dhe angazhimit në qendra mësimore. Gjithashtu duke u siguruar që të gjitha objektivat, planet e punës dhe aktivitetet janë duke u përmbushur, organizuar, ekzekutuar dhe raportuar, tutori i qendrës mësimore është përgjegjës për:

  • Përcjellja e programit dhe punës kualitative me fëmijë në fushën e arsimimit, duke respektuar planin e punës dhe të gjitha manualet e hartuara nga organizata;
  • Mbledhja e te dhënave, arkivimi i tyre dhe përcjellja e suksesit te çdo nxënësi;
  • Përcjellja e vijueshmërisë së fëmijëve në shkollë dhe qendër;
  • Organizimin dhe zhvillimin e programit verorë për nxënësit e qendrave mësimore;
  • Realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim zvogëlimin e braktisjes së shkollimit, uljes së paragjykimeve, stereotipeve dhe diskriminimit;
  • Bashkëpunim i afërt me prindër duke përfshirë takimet e rregullta dhe diskutimin për suksesin e fëmijës, vijueshmërisë dhe punë të përbashkët në ndihmë të tyre;
  • Promovimin e ngritjes së vetëdijes për edukim përmes organizimit të aktiviteteve në qendrat mësimore;
  • Bashkëpunim i rregullt dhe këmbim i informatave me te gjithë akterët që punojnë në fushën e edukimit duke përfshirë komunën, ministrinë, organizatën dhe institucionet e tjera;
  • Raportimi i rregullt te koordinatori i qendrës mësimore dhe ndarja e informatave / të dhënave tek zyrtari i organizatës “Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”;
  • Të kryejë punën e tij/saj në përputhje me vlerat dhe parimet e Organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të mirësjelljes;
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punës së Organizatës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, sipas kërkesës;

Kualifikimi i vlerësimit

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Diplomë në Fakultetin e Edukimit;
  • Përvojë në fushën e arsimit (së paku 2 vite)
  • Njohje të punës me kompjuterë
  • Njohës/e i/e mirë e fushës së arsimit dhe zhvillimit të fëmijës;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të kulturës, traditave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Aftësi analitike dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grupe;
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion;

Vlerat Personale:

Tutori/ja e qendrës mësimore duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë. Nëpunësi, gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;
  • Të respektojë të drejtat e fëmijës;
  • Të respektojë orarin e punës;

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve nëse i posedon). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Do të kontakohen vetëm personat të cilët do të kualifikohen në listën e ngjushtë të përzgjedhjes!

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian të aplikojnë për pozitën e shpallur.

Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 10.12.2023 deri në ora 16:00.