business

Tutor

  • star Publikuar: 07-10-2025
  • star Skadon: 20-10-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TUTOR

Ofertim për tutorim – Tutor për ofrimin e orëve shtesë për studentë. Lënda: “Sjellje organizative dhe Bazat e menaxhmentit”

Prishtinë,2025

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” me selinë në Prishtinë është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare përmes avokimit, përmirësimit të kushteve të banimit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të trajnimeve të ndryshme.

KONTEKSTI I NDËRHYRJES

Në Kosovë, studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida të shumta në arsim, përfshirë vështirësi ekonomike, sociale dhe kulturore, mungesë orientimi në karrierë, vetëbesim të ulët dhe mungesë të mbështetjes akademike. Si rezultat, përqindja e studentëve që ndjekin dhe përfundojnë arsimin universitar mbetet e ulët.

Për të adresuar këto sfida, OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” zbaton programin “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, i cili ka për qëllim të krijojë një mjedis mbështetës ku studentët rritin pjesëmarrjen, performancën dhe përfshirjen e tyre në arsimin e lartë.

QËLLIMI I ANGAZHIMIT TË TUTORIT

Në kuadër të këtij programi, organizata kërkon të angazhojë një tutor për lëndën “Sjellje organizative dhe Bazat e menaxhmentit” për studentët përfitues nga Prishtina.
Qëllimi i angazhimit është të ofrohet mbështetje akademike shtesë për studentët që hasin vështirësi në këtë lëndë, me synimin që ata:

  • të përmirësojnë kuptimin e koncepteve teorike dhe praktike;
  • të zhvillojnë strategji efektive të të nxënit;
  • të përgatiten më mirë për provime;
  • dhe të përfundojnë studimet në afatin e parashikuar.

Tutorimi synon të ndihmojë studentët në zhvillimin e aftësive të tyre akademike dhe profesionale, duke kontribuar kështu në barazinë dhe përfshirjen e tyre të plotë në arsimin e lartë.

METODOLOGJIA DHE PROCESI

Procesi i përzgjedhjes dhe angazhimit të tutorëve përfshin:

  • Rekrutimin dhe seleksionimin e kandidatëve me përvojë dhe njohuri në fushën përkatëse;
  • Nënshkrimin e kontratës që përcakton detyrat, kushtet e punës dhe pagesën;
  • Përgatitjen e planit të punës dhe materialeve të nevojshme për mësim efektiv;
  • Zhvillimin e orëve të tutorimit sipas nevojave të studentëve;
  • Dorëzimin e raporteve mbi progresin dhe rezultatet e arritura nga studentët.

PRODUKTET E PRITURA NGA TUTORI

Nga tutori pritet të kontribuojë në:

  • përmirësimin e kuptimit të studentëve për materialin mësimor;
  • përparimin e dukshëm në lëndën përkatëse;
  • dhe përmirësimin e notave dhe performancës akademike të studentëve.

PLANI DHE PAGESA

Tutori do të kompensohet me 20 euro për orë, me mundësi mbajtjeje deri në pesë orë tutorimi për student.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë diplomë universitare në fushën përkatëse (menaxhim, ekonomi, administrim biznesi ose fusha të ngjashme);
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe motivimi për studentët;
  • Të kenë përvojë në metodologjinë bashkëkohore të edukimit;
  • Të kenë aftësi në shkrimin e raporteve;
  • Përvoja e mëparshme si tutor është e preferueshme.
  • Të jetë professor ose asistent I angazhuar

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e mësipërme inkurajohen fuqishëm të aplikojnë duke dërguar në adresën [email protected] dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën universitare.

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikimet duhet të dorëzohen përmes email-it në adresën [email protected] , duke specifikuar në subjekt “Aplikim për tutor – Sjellje organizative dhe Bazat e menaxhmentit / Prishtinë”.

📅 Afati i fundit për aplikim: 20 tetor 2025

Çdo aplikim i dërguar pas këtij afati nuk do të merret parasysh.