business

FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË PEMËVE DHE PERIMEVE


Ruaj
  • star Publikuar: 11-02-2026
  • star Skadon: 18-02-2026
Kompani IADK
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Krejt Kosovën

FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË PEMËVE DHE PERIMEVE

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), në kuadër të kontratës për shërbime “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”, fton të interesuarit të aplikojnë për trajnim profesional në sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve.

Trajnimi realizohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Të dhënat për trajnim:

  • Kualifikimi: Konzervuesit e frutave, perimeve dhe të ngjahsme – Niveli III (AKK)
  • Kohëzgjatja: 120 orë mësimore (6 kredi)
  • Struktura: 25% teori dhe 75% praktikë
  • Lokacioni: hapësirat trajnuese të IADK-së, njësia përpunuese e ushqimit dhe ndërmarrje partnere
  • Numri i pjesëmarrësve: 15 kandidatë nga e gjithë Kosova

IADK mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe kostot e tjera të domosdoshme që lidhen me zhvillimin e trajnimit.

📣 Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga ky trajnim?

  • Aftësi praktike dhe njohuri të aplikuara direkt në kushte reale pune
  • Certifikim i njohur nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)
  • Mundësi të rritura për punësim në industrinë e përpunimit të ushqimit, dhe hapje të biznesit
    vetanak
  • Mundësi për angazhim në ndërmarrje partnerë gjatë fazës praktike

Kriteret që duhet plotësuar për aplikim:

  • Të kenë përfunduar së paku 8/9 vite të arsimit fillorë
  • Të jenë mbi moshën 16 vjeçare

Përparësi do të kenë:

  • Kandidatët që vijnë nga ose janë të interesuar për sektorin e përpunimit të ushqimit
  • Të rinjtë dhe gratë e papunësuara nga zonat rurale
  • Anëtarët e grupeve të margjinalizuara
  • Individët që shprehin angazhim për të përfunduar të gjithë programin e trajnimit.

Dokumentet dhe procedurat për aplikim:

  • Aplikimi mund të bëhet në njërën nga format e mëposhtme:

i. Duke shkarkuar formularin e aplikimit duke e dorëzuar të plotësuar

ii. Duke e marrë fizikisht formularin në zyrat e IADK-së ose në zyrat komunale të punësimit

  • Aplikacioni duhet të përmbaj të gjithë informacionet e kërkuar, dhe të dorëzohet në zyrat e
    IADK-së, si dhe mund të dërgohet edhe në formën elektronike në
    e-mail adresën: [email protected] dhe [email protected] .

Krahas aplikacionit, aplikantët duhet të dorëzojnë edhe:

a. Kopjen e letërnjoftimit b. Certifikatën e lindjes c. Kopjen e diplomës së shkollimit

Aplikacioni me dokumentet tjera të kërkuara duhet të dorëzohet jo më vonë se data 18.02.2026
deri në ora 16:00.

Për informacione shtesë mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 45 695 176 dhe +383
44 414 135 nga ora 8:00 – 16:00.