K O N K U R S
Për pranimin në punë
- Arsimtar /e të gjuhës angleze , nje pozite
- Mësimdhënës të ciklit klasor (për qëndrim ditor dhe asistencë në mësim), dy pozita
- Edukatore për grupe parashkollore, dy pozitë
- Arsimtar/e te gjuhës gjermane, nje pozitë
- Arsimtar/e te matematikes, nje pozitë
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
Arsimtarë/e e gjuhës angleze (për fëmijë dhe të rritur) - të ketë të kryer fakultetin e gjuhës angleze, të ketë përvojë pune në mësimdhënie si dhe të ketë dëshirë për të punuar në fushën e arsimit.
Arsimtarë/e e gjuhës gjermane - të ketë të kryer fakultetin ose të jetë absolventë e gjuhës gjermane, te ketë përvojë pune në mësimdhënie si dhe të ketë dëshirë për të punuar në fushën e arsimit.
Arsimtarë/e e matematikës - të ketë të kryer fakultetin ose të jetë absolventë e matematikës (shkenca matematikore ose fakulteti i edukimit: drejtimi i matematikës), të ketë përvojë pune në mësimdhënie si dhe të ketë dëshirë për të punuar në fushën e arsimit.
Mësimdhënëse e ciklit klasor - të ketë të kryer ose të jetë absolvent në Fakultetin e Edukimit, për ciklin shkollor, te ketë përvojë pune në mësimdhënie, të jetë kreativ dhe të ketë aftësi për punë në grupe me fëmijët shkollorë dhe të ketë dëshirë për punë në fushën e arsimit. Gjuha angleze është esenciale.
Edukatore për grupe parashkollore - të ketë të kryer ose absolventë në fakultetin e edukimit, për ciklin parashkollor, të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze (për realizimin e pjesës së programit në gjuhën angleze), si dhe të ketë afinitet për punë me fëmijët parashkollorë të grup moshave të ndryshme.
Vetëm kandidatet qe i plotësojnë kushtet do të thirren në intervistë.
Të interesuarit CV e tyre dhe letrën motivuese mund t’i dërgojnë deri më 14.09.2024 në email adresën: [email protected] ose [email protected] Për informata më të detajuara mund të na gjeni ne Facebook: English Language Centre (ELC) si dhe ne web faqe: www.elc-ks.com