Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republika e Kosovës
Qeveria - Vlada - Qeveria
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Ministarstvo Finansija, Rada e Trasferës - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
PROJEKTI I REFORMËS SË NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË
KËRKESË PËR PROPOZIME
Ofrimi i Programeve të Zhvillimit të Aftësive për Përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale për të Lehtësuar Aktivizimin në Tregun e Punës
Data: 02.12.2025
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFLT) e Republikës së Kosovës, përmes Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë (Projekti SNS), fton ofruesit jo publikë të trajnimit të paraqesin propozime për ofrimin e programeve të trajnimit për zhvillimin e aftësive për përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale, sipas një mekanizmi financimi të bazuar në kuponë. Qëllimi është të rritet punësueshmëria e përfituesve të ndihmës sociale të aftë për punë duke ofruar trajnim profesional në përputhje me nevojat e tregut të punës, duke mbështetur kështu aktivizimin dhe integrimin e tyre në punësim formal.
Ofruesit e interesuar të trajnimit kërkohen të paraqesin propozime të kombinuara teknike dhe financiare në formatin e kërkuar (shih formularët e bashkangjitur) jo më vonë se ora 16:00 e datës 22 dhjetor 2025.
Propozimet duhet të dorëzohen në Njësinë e Koordinimit të Projekteve (NJKP) në adresën e dhënë më poshtë. Një draft kontrate është bashkëngjitur për referencë. Propozimet do të vlerësohen sipas kritereve të përcaktuara në këtë Kërkesë për Propozim, dhe një ose më shumë kontrata mund të rezultojnë nga kjo kërkesë. Ju lutemi konfirmoni marrjen e kësaj Kërkese për Propozim me Email dhe konfirmoni qëllimin tuaj për të paraqitur një propozim.
Termat e referencës mund ti shkarkoni KËTU
Adresa për dorëzim:
Njësia e Koordinimit të Projekteve – Projekti SNS
Ministria e Financave, Punës dhe Transferimeve
Rruga UÇK nr. 1, Qafa, 10000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: [email protected]
Me respekt,
Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë
Njësia e Koordinimit të Projekteve – NJKP