business

Dekan i SHSHD DREJTIMI-TEKNIK LABORATORI

  • star Publikuar: 17-01-2023
  • star Skadon: 29-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 7672

Dekan i SHSHD

DREJTIMI-TEKNIK LABORATORI

I jep llogari/raporton te:Rektorja e Kolegjit
Merr detyra nga:Rektorja e Kolegjit
I jep detyra:Mësimdhënësve, asistentëve stafit të programit,
Zëvendësohet nga:Përgjegjësi për Mësim
Zëvendëson:---

Roli i Dekanit - Dekani është autoriteti më i lartë drejtues në programin studimor. Dekani udhëheqë pjesën akademike të studimeve dhe veprimtarive shkencore të Programit, zhvillon kurrikulat, planprogramet dhe tekstet mësimore të lëndëve në programin që udhëheq, përfshirë monitorimin e zbatimit të tyre, koordinon, organizon dhe monitoron procesin e mësimdhënies në program, këshillon menaxhmentin dhe prorektorët lidhur me aspektet akademike profesionale të programit, menaxhon me stafin, planifikon buxhetin për programin, inicion dhe menaxhon me projekte të cilat shërbejnë për avancim të institucionit dhe programit.

  1. PËRGJEGJËSITË
  • Menaxhon me stafin dhe monitoron punën e tyre,
  • Identifikon nevojat e stafit për zhvillim të mëtejshëm,
  • Përgatit planin vjetor të Fakultetit
  • Planifikon buxhetin për programin që udhëheq,
  • Rishikimi i rregullt çdo vit i Kurrikules së programit dhe revidim në çdo proces të riakreditimit
  • Sigurohet që plan programet që implementohen të kenë tekstet mësimore të lëndëve në programin e programit, përfshirë edhe monitorimin e përdorimit të tyre ne baza vjetore
  • Në baza semestrale raporton për arritjet nga organizimi dhe monitorimi i procesit të mësimdhënies në program, përfshire realizimin 100% te procesit të mësimit dhe praktikës.
  • Në baza vjetore propozon për menaxhmentin dhe Prorektorin për Mësim lidhur me aspektet akademike profesionale të Teknik Laborator, përfshirë propozimet për mësimdhënës dhe staf tjetër
  • Në baza vjetore inicion projekte që avancon fushën e studimeve të programit që udhëheq dhe aplikon për fonde në bashkëpunim me strukturat e KH
  • Numri i ngjarjeve që lidhet me programin, të organizuara brenda vitit
  • Inicion dhe realizon partneritetet vendore ndërkombëtare konform planit vjetor si derivat i indikatoreve matës të strategjisë
  • Mban takime të rregullta me student sipas proceseve të punës dhe dokumentit për përfshirjen e studentëve në aktivitete brenda KH
  • Sipas planit vjetor inicion dhe realizon bashkëpunim me institucione për projekte inovative në shërbim të studenteve dhe komunitetit.
  • Themelimi i grupeve hulumtuese përbrenda dekanatit dhe produktiviteti i tyre.
  • Rekomandon tek menaxhmenti kriteret e posaçme të pranimit të personelit akademik e ndihmës mësimor shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament.

  1. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

Arsimimi: PhD i fushës

Përvoja: Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme

Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njihuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe,Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze

Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.

Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.

Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

  1. AMBIENTI LEHTËSUES:
  2. Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit,
  3. Pavarësia e rregulluar dhe e mbikqyrur,
  4. Përkrahje e duhur,
  5. Pritje të qarta dhe të kuptueshme,
  6. Procedura Operative Standarte të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi,
  7. Përkahje e mjaftueshme teknike.

Ky konkurs do të jetë i hapur nga 17.01.2023 deri më 29.01.2023.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe dëshmitë e shkollimit të kërkuar në email adresën [email protected]. Aplikimet në formë fizike nuk do të pranohen.